Kosovë/ ​Masat anti-COVID, pezullohet edhe transporti publik i udhëtarëve

06/11/2020 22:36

Vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës kanë pezulluar për fundjavë edhe transportin publik.

Edhe pse pati interpretime të ndryshme të vendimit qeveritar, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Infrastrukturës që ka lutur operatorët e transportit publik të udhëtarëve të respektojnë vendimin.

“Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin 01/41 të datës 06.11.2020, në pikën 2 të këtij vendimi ka pezulluar disa paragrafë, ndër to paragrafin 14 të vendimit 01/39 të datës 01.11.2020, me ç’rast pezullohet transporti publik i udhëtarëve deri të hënën më 09.11.2020 në ora 05:00. Lusim operatorët të kenë mirëkuptim dhe të respektojnë vendimin e Qeverisë”, deklaroi Ministria e Infrastrukturës.

Top Channel