Horror nga bota e egër/ Ngjala shpëton duke çarë fytin e çafkës që po e hante të gjallë (Fotot)

06/11/2020 18:07

Një fotograf amator i botës së egër ka publikuar momentet e vrazhda të kapura prej tij kur një ngjalë gjigante shpërthen fytin e një çafke që sapo e kishte kapur dhe po e hante të gjallë.

Inxhinieri 58 vjeçar Sam Davis, nga Maryland në SHBA, kapi fotot marramendëse të ngjalës “gjarpër” që shpëton duke dalë nga fyti i çafkës fatkeqe.
Ngjalat gjarpër janë një familje e veçantë e species që jetojnë të fshehura në rërën e butë të fundit të oqeanit.

Por kur ato hahen të gjalla nga predatorët mund të kryejnë arratisjen makabre duke përdorur majën e mprehtë të bishtit të tyre për të çarë stomakun e predatorit.
Fotoja e shpërndarë nga autori në rrjetin Instagram, tregon ngjalen që del nga gryka e çafkës së Madhe Blu, teksa ajo fluturon në qiell.

“Shkova në rezervat për të fotografuar dhelpra e shqiponja, ose gjëra të tjera që mund të ishin interesante. Pas fatkeqësisë së çafkës ajo nisi të ndiqej nga dy shqiponja të reja që e kuptuan hallin e saj dhe me siguri e kanë vrarë”, thotë Sam.

“Në fillim unë besova se çakfa ishte kafshuar në fyt nga një gjarpër apo ngjalë. Vetëm kur shkova në shtëpi dhe pashë fotot nga afër, kuptova se ngjala po dilte nga gryka e saj.”

Sam shton: “Rezervati tha se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë. Është një foto e rëndë. Ishte gjithashtu një dhelpër në tokë që pikasi çafkën në telashe, ajo nisi të ndiqte çafkën dhe te ruhej nga shqiponjat”.

Ngjalat gjarpër mund të rriten deri në dy metra të gjata dhe bishti i tyre i mprehtë arrin deri në gjysmën e gjatësisë. Në një studim të këtij viti shkencëtarët kanë gjetur prova të shpërthimit të ngjalave nga muret e stomakut të predatorëve.

Në ujë ato përdorin bishtin e tyre për të gërrmuar rërën e butë për t’u fshehur.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel