Arjan Konomi flet për herë për herë të parë për papjonin dhe tregon këshillën që i dha vajzës së virgjër në “Për’Puthen”: Kujdes nga…

06/11/2020 15:01

Opinionisti Arjan konomi, këtë të premte ishte i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ku foli për librin e tij më të ri.

Ndërkohë Konomi foli edhe për pjesëmarrjen në emisionin “Për’puthen”. Ai tregoi se përse i doli në krahë konkurrentes më të re, Sindi Locit, e cila deklaroi se është e virgjër. Arjani theksoi se ajo është pa eksperiencë në marrëdhënien me meshkujt, e ai i ka dhënë disa këshilla që të ketë kujdes nga “djemtë që dinë të joshin”.

“Njerëzit kjo fjalë i tremb, por duhet mësuar me këtë fjalë. Sytë, buzët, veshët, i themi por pse nuk duhet të flasim për pjesët tjetër të trupit që na joshin. Unë e bëra, sepse ka disa kodoshë që dinë të bëjnë një bajzë për vete, më vinte keq që ajo të binte pre e këtyre djemve me eksperiencë. Të gjithë femrat në dashurinë e parë janë në këtë rrezik”, tha Ajrani.

Ndërkohë opinionisti i emisionit të dashurisë foli edhe për një aksesor shumë të rëndësishëm të veshjes së tij, papjonin. Ai tha se e gjitha nisi si një kërkesë e miqve të tij por që tani ndihet mirë me të, duke shtuar se është një kthim identiteti.

“Është një rikthim i vitit 50-60 dhe është kthim identiteti. Fakti që merren me papjonin tim më pëlqen, do të thotë që ka tërhequr vëmendje”, tha opinionisti.

 

Top Channel