Një variant i SARS-CoV-2 që dobëson kapacitetin e organizmit për të krijuar antitrupa, duhet të jetë përcjellë nga vizoni tek njeriu.

Nëse kjo vërtetohet, vaksina do të vihej seriozisht në pikëpyetje, thonë ekspertët. Kjo është arsyeja përse Danimarka po i asgjëson në masë këto kafshë. Autoritetet daneze e kanë konfirmuar tashmë se një variant i virusit i zbuluar tek 12 persona që ishin prekur së fundi nga sëmundja në shtetin skandinav, kishin një nivel shumë shqetësues antitrupash. Të gjithë ata ishin infektuar nga kafshët në fjalë.

“Kjo na shtyn që të eliminojnë vizonët”, tha kryeministrja daneze Mette Frederiksen, e cila foli për një situatë tejet serioze. Ministria daneze e shëndetit publik vlerëson se 5% e infektimeve virale me Covid 19 mes personave në rajonin e Jutland, i përkasin këtij mutacioni të ri. Kreu i saj, Magnus Heunicke, sqaroi se pikërisht ky mutacion ishte gjetur në pesë ferma vizionësh. Personat e prekur prej tij nuk janë sëmurë rëndë, por nuk i përgjigjen pozitivisht krijimit të antitrupave. Në rastin më të keq, u shpreh ai, rrezikojmë që pandemia të nisë dhe një herë nga fillimi e ndoshta pikërisht prej nesh.

Top Channel