30-vjetori i Meshës së parë/ Besimtarët katolikë përkujtojnë ditën që riktheu besimin në vend

05/11/2020 15:44

Me lutje dhe falënderime, besimtaret katolik të Shkodrës kanë përkujtuar 30 vjetorin e meshës se parë, që shënoi rikthimin e lirisë se besimit në Shqipëri.

Procesionit tradicional për në varrezat e Rrmajit,I parapriu arqipeshkvi imzot Angelo Massafra me një apel drejtuar politikaneve.

4 nëntori I vitit 1990 ishte një ditë lirie, thonë Kolec Sermi dhe Zef Gjoni, dy nga organizatoret e meshës të cilët me pas morën pjese edhe në rihapjen e xhamisë se Plumbit.

Sot, Varrezat e Rrmajit, ky vend shume i rëndësishëm për katolikët e Shkodrës, është më  shumë sesa varri i dikujt, është një stacion i kishës në historinë e besimit,  kulturës dhe arteve të Shkodrës por edhe Shqipërisë. Është vendi nga ku Dom Simon Jubani së bashku me mijëra besimtarë të krishtere e mysliman, hodhën themelet e lirisë së fjalës e besimit.

Top Channel