​Limaj: Jemi tradhtuar, Specialja u themelua për trafikim të organeve dhe pse nuk ka aktakuzë

05/11/2020 22:58

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas konfirmimit të aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit, ka thënë se sot Kosova ka marrë një goditje të madhe për të cilën po ndihen të tradhtuar.

Limaj ka thënë se klasa politike e Kosovës për faktin që nuk është sillur si shtetformues ka ardhur gjendja e tillë. Sipas tij, është koha e fundit që klasa politike të bashkohet dhe ballafaqohet me sfidat që fatkeqësisht po përballet Kosova.

“Pse nuk ka aktakuzë për trafikim të organeve, a jemi të mashtruar, a ndihemi të tradhtuar si deputet e popull, pasi për shumë vite është kryqëzuar Kosova se ka bërë trafikim të organeve. Kjo është tema që duhet të fokusohemi të gjithë, ku mbeti akuza shpifëse. Pse e keni themeluar Gjykatën Speciale për trafikim të organeve dhe nuk ka aktakuzë”, tha ai.

Ai ka thënë se prokuroria e votuar nga Kuvendi i Kosovës, merr guximin të bëjë aktakuza edhe në aspektin fetar, duke përmendur katolik, gjë që është qëllim i Serbisë për t’i ndarë shqiptarët në asketin fetar.

Top Channel