Zgjidhet pas 30 vitesh misteri i vrasjes së Tupac, ish kreu i një bande kriminale shpallet fajtor për ekzekutimin e ikonës së Rap-it në Las Vegas Numri i të prekurve nga koronavirus në mbarë botën ka shkuar në mbi 48 milionë.
Gjithsej 48.004.848 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 9.694.176 raste deri më tani.
Pas SHBA-së radhiten India (8.316.588), Brazili (5.567.126), Rusia (1.693.454), Franca (1.502.763), Spanja (1.331.756), Argjentina (1.195.276), Kolumbia (1.099.392), Britania (1.073.882) dhe Meksika (938.405).
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,22 milionë njerëz, kurse mbi 34,4 milionë janë shëruar.
Top Channel