Hoti dënon dhunën ndaj policëve në Fushë-Kosovë
04/11/2020 09:43
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dënon dhunën e ushtruar ndaj policëve të Kosovës, të cilët u sulmuan mbrëmë nga disa qytetarë në Fushë Kosovë, pasi paraprakisht kishin vënë gjobë kundërvajtëse në trafik.
Hoti, i fton qytetarët që për të gjitha vërejtjet dhe pakënaqësitë me kryerjen e detyrave nga ana e policëve të Kosovës, t’i shfrytëzojnë mekanizmat ligjorë, t’i drejtohen Inspektoratit Policor, të drejtën e tyre ta kërkojnë edhe në gjykatë.
Ai thekson se integritetit fizik i policit të Kosovës është i pacenueshëm.
Hoti kërkon nga Prokuroria dhe organet e tjera përkatëse që të zbardhin sa më parë rrethanat që çuan në këtë rast dhe të vendoset drejtësia.
Top Channel