Haitianët kanë celebruar festivalin e Ditës së të Vdekurve ku ndjekësit e besimit ‘Vudu’ me origjinë afrikane kujtojnë paraardhësit e tyre.

Në eventin e zhurmshëm dy-ditor shihen zbukurime dhe veshje simpatie për të dashurit që kanë ndërruar jetë dhe mes të tjerash, kocka njerëzore vendosen në altarë nga besimtarë që thonë se janë të zotëruar nga shpirtrat.

Festivali u zhvillua në 1 dhe 2 nëntor, duke nisur nga Varrezat Kombëtare, ku pjesëmarrësit marshonin me rum, qirinj dhe shpresa për një të ardhme më të mirë.

Pjesëmarrësit shtyheshin për të zënë vendin pranë varrit më të vjetër të varrezës, që sipas traditës mban shpirtin e Baron Samedi, gardiani i të vdekurve.
Samedi zakonisht përshkruhet me kapele cilindër të zi dhe me fytyrë të bardhë kafke.

Pjesemarrësit vendosnin lule e qirinj në kryqe, ndërsa të tjerë fërkonin qirinjtë e tyre në gur.

Gjatë Ditës së të Vdekurve – ose ndryshe Fete Gede siç njihet në vend – besimtarët lagin me rum, të përzier me piper të kuq, ofertat e tyre për shpirtrat.

Vudu është njohur si besim fetar prej vitit 2003 dhe praktikohet gjerësisht në Haiti.

Mesimi ka lindur mes skllevërve të sjellë këtu nga Afrika Perëndimore prej kolonizatorëve në shekullin e 17-të, të cilët u detyruan të konvertoheshin në katolikë.

Por skllevërit i përshtatën shenjtorën e rinj me ato që adhuronin në besimet afrikane.

FOTO GALERI
6/10
Te zoteruarit nga shpirti "Gede" kryejne ritualet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA