Vincent van Gogh me shumë gjasa ka kaluar në “delir” prej tërheqjes nga konsumi i alkoolit, thuhet në një studim të ri mbi sëmundjet mendore të mjeshtrit të madh.

Për hetimin e sëmundjeve psikiatrike të artistit, ekspertët intervistuan historianë të artit që kanë studiuar 902 letrat personale të shkruara nga Van Gogh, 820 prej të cilave për vëllanë e tij Teo, si dhe studiuan të dhënat mjekësore të doktorëve që e trajtuan.

Mjeshtri holandez që krijoi rreth 900 piktura gjatë gjithë jetës së tij, vdiq nga vetëvasja në 1890 në moshën 37 vjeçare, pasi vuajti disa vjet prej sëmundjeve mendore.

Ai dyshohet se vuante nga një kombinim i gjendjes bipolare dhe çrregullimit të personalitetit, është pse atëherë për këto sëmundje nuk kishte diagnozë zyrtare.

Studiuesit e qendrës mjekësore të Groningen në Holandë, thonë se besojnë se Van Gogh ka kaluar dy episode të shkurtra psikotike, që supozohet se ishte gjendja e delirit e shkaktuar nga mungesa e alkoolit, pas shtrimit të tij në spital kur preu veshin e tij me brisk në vitin 1888.

Ekspertët thonë se deliri i tij erdhi si rezultat i detyrimit për të mos konsumuar alkool prej shtrimit në spital.

Studiuesit thonë se mjeshtri holandez pati disa episode të rënda depresive në vitet e fundit të jetës së tij, të paktën një prej të cilëve me sinjale psikotike.

Grupi përjashtoi mundësitë e teorive të disa sëmundjeve të dyshuara të Van Gogh, duke thënë se “nuk ka gjasa” që Van Gogh të kishte vuajtur nga skizofrenia, sëmundja e rrallë metabolike ‘porfiria’, apo helmimi i gazit nga monoksidi i karbonit.

Por ekspertët shtuan se teoria që Van Gogh të vuante nga epilepsia të jetë “e hapur për diskutim”, pasi një diagnozë e tillë ishte dhënë nga doktorët e tij.

Në studimin e publikuar nga dosa revista mjekësore, thuhet se artisti mund të kishte “epilepsinë e maskuar,” e njohur ndryshe si “epilepsia fokale” e cila sillte manifestime të ndryshme të ankthit, deluzioneve dhe haluçinacioneve.

Në rastin e Van Gogh, kjo mund të jetë shkaktuar si rezultat i dëmeve në tru të lidhura me abuzimin e tij me alkoolin, kequshqyerjen, gjumin e keq dhe ezaurimin mendor.

FOTO GALERI
2/4
Për hetimin e sëmundjeve psikiatrike të artistit, ekspertët intervistuan historianë të artit që kanë studiuar 902 letrat personale të shkruara nga Van Gogh

Top Channel