Tifozet më ‘të nxehta’ të Donald Trump e Joe Biden ndezin atmosferën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA (Fotot)

03/11/2020 18:44

Gara presidenciale në SHBA po afrohet por në vëmendjen e mediave kanë rënë jo vetëm kandidatët Joe Biden e Donald Trump, por dhe tifozet e tyre më të nxehta që kanë ndezur rrjetet me fotot provokuese.

Së shpejti bota do të marrë vesh kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA teksa e gjithë fushata presidenciale 2020, ishte e mbushur me histori tronditëse, protesta të dhunshme, deklarata nga Kanye West, prognoza për Covid-19 madje dhe me një pornostare që hapi një rrjet votimi online.

Mbështetëset e Trump me sloganin ‘Make America Great Again’ (MAGA) e kanë provuar dhe më parë se nuk e kanë problem të heqin rrobat e tyre për t’i treguar “burrit ngjyrë portokalli” se sa shumë duan që ai të mbetet në zyrë.

Prej muajsh ato pozojnë në pamje provokuese në Instagram me veshje tematike MAGA si kapele, bikini, të brendshme dhe gjithçka për të tërhequr vëmendjen.

Dhe në fakt fotot ishin aq të shpeshta sa një linjë e tërë është krijuar nga rrjeti Reddit dedikuar “Bukurosheve MAGA” të veshura ne kuq e blu.

Pamjet tregojnë bukuroshet me abronxaturë në plazhe apo dhe në mes të oqeanit, që valëvizin flamurët e Trump me simbolin MAGA.

Por kjo nuk vlen vetëm për Trump pasi dhe Biden ka grumbulluar mjaft ndjekës online, me në krye modelen Tana Mongeau.

Kjo e fundit në rrjetin në YouTube është zhveshur në të brendshme që në fillim të tetorit, duke nxitur njerëzit të votojnë, madje duke u premtuar foto të zhveshura falas.

Në një nga fotot e saj gjysmë të zhveshura ajo komenton: “Ju nuk keni nevojë për të pasmet e mia që të kuptoni se duhet të votoni”.

FOTO GALERI
1/6
Mbështetëset e Trump me sloganin ‘Make America Great Again’ (MAGA) e kanë provuar dhe më parë se nuk e kanë problem të heqin rrobat

Top Channel