Sulmi terrorist në Vienë/ Dalin pamjet e banesës së 21-vjeçarit me origjinë shqiptare (FOTO)

03/11/2020 16:51

Kryeqyteti i Austrisë, Viena, u trondit mbrëmjen e 2 nëntorit nga një sulm terrorist në një sinagogë, ku mbetën të vdekur 4 persona (përfshirë dhe terroristin) dhe u plagosën 15 të tjerë.

Sipas mediave të huaja, vrasësi jetonte në një apartament në Donaustadt, qytet ky që ndodhet në verilindje të Vienës. Në orën 1:30 pas mesnate, policia shpërtheu me forcë derën e apartamentit të terroristit 21-vjeçar me origjinë shqiptare Kujtim Fejzullai dhe u futën në me shpejtësi brenda.

“Të gjithë e kemi dëgjuar zhurmën. Ka gjithmonë trazira – por diçka e tillë më ka shtangur”, tha një fqinj i vrasësit gazetës “Heute”.

“Nuk e dija se çfarë po ndodhte. U ngrita dhe eca drejt te dera dhe shikova jashtë. Unë pashë vetëm figura të zeza sepse nuk i kisha syzet”, tha KS (25) në një intervistë me “Heute.at”.

 

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA