Kënga e adhuruar e fëmijëve “Baby Shark”, cila përmendet shpesh si mjaft e urryer nga të rriturit, është bërë video më e shikuar ndonjëherë në rrjetin YouTube, me 7.04 miliardë shikime.

Kënga emocionuese është regjistruar nga këngëtarja koreano-amerikane Hope Segoine dhe prodhuar nga kompania korenao-jugore Pinkfong. Ajo është ngarkuar fillimisht në r YouTube më 17 qershor 2016.

Por prej atëherë është bërë nga këngët më të dallueshme e te njohura në botë, duke thyer dhe rekordin e klasifikimeve të Billboard për 100 këngët më të mira të 2019.

Kohët e fundit ajo ka rrëzuar nga froni këngën e vitit 2017 “Despacito” nga portorikanët Luis Fonsi e Daddy Yankee, të cilët mbanin më parë rekordin e më shumë shikimeve në këtë platformë. Video e tyre ishte hedhur në platformë në 12 janar 2017, dhe ka pak me pak se 7.04 miliardë shikime.

Gjithashtu një version i ri i këngës “Baby Shark” është regjistruar këtë vit, ku promovohet ruajtja e higjenës në kuadër të luftës kundër pandemisë së koronavirusit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA