Arjoni dhe Ana

E marta e ‘Për’Puthen’ iu dedikua takimit mes Anës dhe Arjonit.

Ata u panë mjaft komodë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Por provokimet e Anës siç duket e acaruan disi Ajronin. Ana e ‘akuzoi’ djalin se është qejfli femrash, e këtë e ka treguar edhe në takimin me Tean ku janë ngacmuar me duar.

Për këtë arsye, ajo tha se nuk do të pranonte të realizonte një vallëzim me Ajronin, një gjë kjo e kërkuar me ngulm nga djali. Pas këtij vendimi, Ajroni u pa tepër i nervozuar, e këtë e tregoi me fjalët që iu drejtua Anës: Mbylle gojën, po flas unë, çfarë ke ti?”

Arjoni: Mbylle gojën po flas unë. Çfarë ke ti.

Ana: Unë të refuzoj në një kërcim që mund ta bëja dhe në fund.

Arjoni: Ti e di që jam i sinqertë përse po më provokon?

Ana: Kisha një qëllim timin, dëshiroja të shikoja reagimin tënd nga një refuzim i imi.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel