Vipat e SHBA-së

Gjatë ditës së sotme një numër i madh i yjeve ndërkombëtarë kanë ndarë imazhe të ndryshme, duke inkurajuar fansat e tyre të votojnë për ndryshim, pra duke votuar në SHBA.

Cardi B, Kourtney Kardashian dhe David Schwimmer janë disa prej tyre që vendosën edhe disa stikera, në të cilat shkruante “Unë votova”.

Ndërkaq, krijuesja e hitit “Wap” kishte thënë se tashmë ndihet më mirë, pasi pretendon që vendi të bëhet një shtet më i mirë.

Përpos këtyre tre personazheve, ishin edhe Kylie Jenner, Hailey Bieber, Sarah Michelle, Selena Gomez, Chelsea Handler dhe jo vetëm. Po ashtu, mediat e huaja deri më tani kanë raportuar për një numër rekord të votuesve, pasi që në momentet e para mblodhën mbi 100 milionë vota.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel