Trendet e vjeshtës

Trendi i viteve ’70 është rikthyer këtë vjeshtë. Që nga aksesorët e deri tek palltot e çizmet më poshtë jepen kombinimet më të bukura për këtë vjeshtë.

Çizmet e gjata deri mbi gjunjë

Ky model ka qenë shumë i popullarizuar gjatë viteve ’70, ndërkaq këtë vjeshtë janë bërë veshje që pa to pothuajse është e pakuptueshme.

Fustane me mbështjellje

Diane Von Fürstenberg thotë që secila femër patjetër duhet të ketë një fustan të këtillë. Pos që aktualisht është hit i pakontestueshëm, u rri shkëlqyeshëm të gjithave.

Stili monokromatik

Zgjidhni ngjyrën e preferuar dhe ndiqni këtë stil interesant.

Rrobat

Femra në veshje të prera mirë duket jashtëzakonisht e fuqishme dhe joshëse.

Bluza me mbishkrim

Bluzat e shkruara sërish janë në trend.

Fustane rrëshqitëse

Fustanet rrëshqitëse të kombinuara me çizme dhe triko mund të duken shkëlqyeshëm.

Shamitë

Aksesorë të shkëlqyeshëm të cilat çdo veshje e bëjnë interesante.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel