Fjolla tepër e dashuruar/ I bën dedikimin romantik partnerit: Sytë të cilët nuk gënjejnë asnjëherë…

03/11/2020 17:14

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina kohët e fundit ka qenë kryefjala e mediave rozë.

Këngëtares iu sekuestrua nga policia në kalimin kufitar të Morinës, një pistoletë.

Pas kësaj, gjykata vendosi për të masën e arrestit shtëpiak, duke qenë se Fjolla ishte shtatzëne. Bukuroshja është vendosur në një shtëpi me qira në qytetin e Kukësit, ku po shlyen dënimin.

Por, Fjolla ka nisur një romancë të re dashurie me biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Syla. Ata janë parë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit e këtë e kanë shprehur në fotot e shumta që postojnë në rrjete sociale.

“Sytë të cilët nuk gënjejnë asnjëherë”, shkroi Fjolla në foton e publikuar me partnerin.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel