Ylli i kinemasë italiane/ Sophia Loren “në garë” për Oscar

02/11/2020 13:17

Gara për çmimin Oskar për aktoren më të mirë, këtë vit është e mbushur me veterane të ekranit të madh, me role të kalibrit të Meryl Streep, Michelle Pfeiffer dhe Ellen Burstyn në listë për t’u nominuar.

Madje, në listë është edhe Sophia Loren që e përjavshmja Variety thotë se është pjesë e garës për çmimin Oscar për filmin “La vita davanti a se”, drejtuar nga djali i saj, Edoardo Ponti.

Sophia Loren e ka marrë një çmim Oscar për rolin e saj në filmin Cocarja, në 1962 që e ka bërë atë të parën aktorë që fiton çmimin prestigjioz për një film në gjuhë të huaj, që nuk është ajo anglisht.

Është norminuar edhe një herë për oskatin në 1965 për rolin e saj në filmin “Matrimonio all’italiana” dhe nëse do të sigurojë një nominim edhe për “La vita davanti a se”, ajo do të jetë protagoniste e një rekordi të ri.

Në 2021 ajo do të shënojë 56 vite nga nominimi i fundit dhe mund të thyejë rekordin që aktualisht mbahet nga Henry Fonda, për distancën më të gjatë kohore nga nominimi i parë në të fundit.

Fonda ishte nominuar për të parën herë në 1941 për Furore dhe e fitoi Oskarin në 1982 për Në liqenin e artë, në një distancë pra prej 41 vitesh.

Top Channel