Turqi/ 3-vjeçarja përlot botën! U gjet e gjallë nën rrënoja pas 65 orësh, vogëlushja i shtrëngon gishtin zjarrfikësit (FOTO)

02/11/2020 15:41

Do të ishte personi i 106-të që do të shpëtohej këtë të hënë, nga rrënojat e shkaktuara në Izmir prej tërmetit të fuqishëm 6,6 ballë që goditi Detin Egje.

Bëhet fjalë për 3-vjeçaren Elif Perinçek , që njerëzit po i referohen si vogëlushja e lindur me këmishë.

Pallati ku jetonte e mitura nuk mundi dot t’u shpëtonte lëkundjeve të fuqishme sizmike dhe siç raportojnë mediat turke fillimisht u bë e mundur shpëtimi i mamasë së saj, Seher Dereli, dy motrave Ezel and Elzem dhe vëllait, Umut, i cili për fat të keq ndërroi jetë në spital.

Pas tyre, pas plot 65 orëve u gjet e vogla Elif, për të cilën fillimisht u mendua se ishte pa jetë. Zjarrfikësi Muammer Çelik ndan për mediat emocione të papërshkrueshme kur tregon se krejt papritur, 3-vjeçarja i shtrëngoi gishtin. Ishte gjallë!

Mësohet se vajza dhe pjesa tjetër e familjes ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

 

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA