Sëmundja e gjuhës blu që prek bagëtitë e imta është përhapur gjerësisht në Europë.

Në fund të verës ajo u shfaq edhe në stanet që ndodhen në jug të Shqipërisë. Sipas epidemiologut veterinar, Kujtim Mërsini, gjuha blu përhapet nga mushkonjat.

“E vetmja mënyrë për të kontrolluar sëmundjen sot për sot për kushtet e Shqipërisë është që bagëtitë gjatë natës të qëndrojnë në stalle, sepse ky insekt aktivizohet në mbrëmje dhe dritaret e stallave duhet të jene më rrjeta. ”

Gjuha blu po vë në rrezik bagëtitë e imta. Kurimi i saj mund të bëhet vetëm nëpërmjet vaksinimit.

Po vaksinë ka për këtë sëmundje?

“Po ka, është një vaksinë që prodhohet për këtë sëmundje ne kemi steriotipin 4, ekziston një vaksinë inaktive bivalente që mund të aplikohet tek kafshët, por në Shqipëri nuk është. Shpresohet që vitin  e ardhshëm ta kemi. ”

Si pasojë e kësaj sëmundjeje 6 vite më parë ngordhën mijëra dele, ndërsa dëmshpërblimi për fermerët ishte 100 milion lekë të vjetra. Ndërkohë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,është duke mbledhur të dhënat se sa bagëti janë infektuar nga kjo sëmundje dhe sa prej tyre kanë ngordhur. Më pas do të vendoset nëse për fermerët do të jepet dëmshpërblim ose jo.

” Sëmundja ka qarkulluar në Shqipëri që nga viti 2014-2016, ka qenë shpërthim epidemik gjatë këtu dy viteve. në këtë periudhë ngordhën 10 mijë krerë dhe u prekën 260 mijë. pra shtrirja ishte mjaft e gjerë dhe ngordhshmëria ishte e lartë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA