Ylli i muzikës ‘pop’ Rita Ora ka shfaqur së fundmi kontributin e saj për festën ‘e frikshme’ të Halloween duke veshur një kostum ‘seksi’ prej gome të kuqe, të shoqëruar me një palë brirë të rreme për të plotësuar imazhin e “Djallit”.

Kostumi i 29-vjeçarjes bukuroshe ishte në më të shumtën transparent me një dizajn në formë rrjete, dhe e tregonte Ritën në formë të plotë dhe mjaft joshëse.

Këngëtarja e hitit ‘Poison’ mbante veshjen e veçantë në një mbrëmje të thjeshtë me disa miq, që ishte kryesisht e tipit “çaj në kopshtin e shtëpisë”.

Rita shpërndau fotot e saj seksi me 16 milionë fansat, duke shkruar: “Nuk kisha planifikuar asgjë për Halloween por kur pashë kostumet e të tjerëve vendosa të bëhesha ‘Kopshtarja djallëzore që pi çaj’”.

Fotot e Ritës u pëlqyen shumë nga fansat që komentonin: “Dukesh shumë bukur, më thërrisni ambulancën ju lutem.”

Një tjetër shkruante: “E kuqja qenka ngjyra jote, dukesh e mrekullueshme.”
Një i tretë tha me shaka: “Ti e shpëtove Halloween 2020. Dukesh shkëlqyeshëm”.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA