Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.636.781, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 28.235.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 18.665 raste të reja me virusin, që është shifra më e lartë ditore në vend deri më tani, dhe 245 të vdekur.
Numri i të shëruarve ka arritur në 1.225.673, me 10.259 të shëruar në 24 orët e fundit.
Në Moskë janë regjistruar 5.261 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 429.409, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 6.820, me 52 viktima të reja.
Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 61 milionë teste, përfshirë 587 mijë në 24 orët e fundit.
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.
Më 28 tetor, Rusia shtrëngoi masat parandaluese kundër virusit, sipas të cilave, qytetarët detyrohen të mbajnë maska në vende publike, automjete të transportit publik, taksi, parkingje dhe ashensorë.
Po ashtu, në të gjitha qytetet, përveç Moskës, lokalet e zbavitjes, restorantet, baret dhe kafenetë ndalohen të punojnë nga ora 23:00 deri në ora 6:00.
Top Channel