Pandemia e la pa dasmë, Stresi: Ja ç’më thotë gjyshi për Keisin!

02/11/2020 19:26

Reperi i njohur Stresi ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për albumin e ri dhe marrëdhënien e shumëkomentuar me Keisin.

Stresi pohoi edhe njëherë se lidhja mes tyre po shkon shumë mirë. Pas ngacmimit të Bietës nuk ngurroi të pranonte se kishin bërë edhe plane për dasmë, plane që tashmë nuk mund të realizohen për shkak të pandemisë.

Reperi e cilësoi veten me fat që ka një partnere të tillë përkrah, duke shtuar se edhe gjyshi i vet ndan të njëjtin mendim.

Top Channel