Lindja e një fëmijë konsiderohet si një nga gjërat më të shtrenjta në botë.

Një 32-vjeçare në Gjermani, ka sjellë në jetë një djalë që peshonte plot 6.7 kilogramë dhe ishte i gjatë 57 centimetra. Rasti i veçantë ka ndodhur në klinikën Carl Thiem, në qytetin Cottbus.

“Pas 25 vitesh në obstetrikë, për mua është hera e parë që e shikoj një rast të tillë”, u shpreh mjeku Jörg Schreier.

Sipas mjekëve, nëna e vogëlushit, në javën e nëntë të shtatzënisë, injektoi në trupin e saj insulinë, pasi vuante nga diabeti. Kjo sipas tyre u bë shkak që fëmija të lindte aq i shëndetshëm. Raportohet se foshnja u mbajt për 2 javë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tani i është bashkuar mamasë.

 

Top Channel