Gigi Proietti

Është ndarë nga jeta pikërisht në ditën e tij të lindjes, aktori italian Gigi Proietti.

Pikërisht të hënën, aktori roman do të kishte mbushur 80 vjeç. Ai ishte shtruar në terapi intensive në një klinikë të kryeqytetit italian për probleme kardiake.

Mjeshtri i kinemasë, teatrit dhe televizionit, në më shumë se 50 vite aktivitet, ka koleksionuar një portofol të admirueshëm rolesh në filma e spektakle teatrale por ka punuar edhe si regjisor dhe ka regjistruar 10 albume si solist dhe ka drejtuar tetë opera lirike.

Edhe në të shkuarën, në 2010, Proietti ishte shtruar në spital për një takikardi të fortë. I lindur në Romë në 1940, i apasionuar pas muzikës dhe këngëtar që në rini, gjatë universitetit ai iu afrua teatrit eksperimental. Në 1970, triumfoi në muzikalin Alleluja Brava Gente.

Që atëherë, karriera e tij ka qenë një seri suksesesh në teatër, kinema dhe televizion.

Ka qenë edhe dublues i emrave të mëdhenj si Marlon Brando, Robert de Nirp, Dustin Hoffman apo xhindit të Aladinit të Walt Disneyt, përveç se regjisor dhe poet teatral.

Aktorë që si ai kanë mundur të kapërcejnë kufijtë e zhanreve për të pushtuar zemrën e publikut, janë të rrallë.

Top Channel