Padia e Johnny Depp ndaj gazetës britanike The Sun, për shpifje, është rrëzuar.

Aktori kishte dërguar gazetën në gjykatë pas një artikulli në të cilin ai ishte quajtur rrahës grash. 57 vjecari Depp, paditi gazetën pasi ajo pretendoi se kishte sulmuar ish bashkëshorten e tij, Amber Heard, cka ai e mohon. The Sun tha se artikulli ishte i mbështetur në burime.

Gjykatësi i çështjes tha se the Sun kishte provuar se gjithçka ishte shkruar në artikull ishte i vërtetë. Një zëdhënës i gazetës falenderoi aktoren Heard për kurajon e saj. Gjyqi u nda në 16 seanca në korrik në gjykatën mbretërore të drejtësisë në Londër. Sipas tij, gazeta është ngritur dhe ka bërë fushatë për viktimat e abuzimeve në familje prej më shumë se 20 vitesh.

Gjatë procesit u dëgjuan dëshmitë e Depp dhe Heard, bashkë me ato të miqve dhe të afërmve të ish ciftit si edhe disa punonjësve.

Top Channel