Në një konferencë shtypi mesditën e së hënës zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas ka shpallur një lmbyllje të përgjithme për qytetin e Selanikut dhe Serresit, ku orët e fundit situata e rasteve me COVID 19 ka dalë jashtë kontrollit.

2 qytetet që kanë hyrë në një mini mbyllje prej dy ditësh do t’ju nënshtrohen tashmë masave më të rrepta nga nesër për 14 ditët në vijim si:
Ndalimi i qarkullimit kudo dhe lëvizje me sms nga 9 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit .
Greqia tashmë ndahet në 3 zona , në zonën jeshile me pak raste covid, zona e kuqe me shumë raste dhe zona gri -Selaniku dhe Serrese hyjnë në mbyllje të plotë.

Vlen të përmendim se në Selanik u regjistruan 1288 raste në 40 orët e fundit ,ndërsa vetëm të dielën u shtruan në spitale mbi 85 persona me COVID çka ka sjellë një presion të jashtëzakonshëm në sistemin e shëndetësisë.

Nga 350 mjekë dhe infermierë të prekura me covid në gjithë Greqinë mbi 100 ndodhen në Selanik, ndërsa në gjithë spitalet greke janë ndërprerë ose shtyrë mbi 80% të operacioneve kirurgjikale .

Për këtë arsye ministri i Shëndetësisë që vizitoi qytetin mëngjesin e së hënës ka deklaruar një plan urgjent për shtimin e 43 dhomave të reja të terapisë intensive në të gjitha spitalet e këtij qyteti. Gjithashtu do të krijohet orët e ardhshme një sistem transporti ajror për këta pacientë në qytetet e tjera ku do të ketë dhoma të lira.

Alarmin e ka dhënë edhe kryebashkiaku i qyteti verior të Greqisë pasi prej datës 26 tetor kur u regjistruan 86 raste, brenda 4 ditëve numri i tyre u dhjetëfishua.

Edhe dje Greqia regjistroi përsëri mbi 1600 raste , 450 prej tyre në Selanik, ndërsa numri i viktimave ka shkuar 635, 9 vetëm dje.
Theksohet se nga rreth 41000 raste që regjistron Greqia prej fillimit të pandemisë, gati gjysmat e tyre i përkasin muajit tetor, ndërsa edhe numri i pacientëve në dhomat e terapisë intensive ka shënuar rekord duke shkuar në 140 .

Specialistët thonë se ndoshta priten 4000 raste në ditë ,ndërsa vlerësohet se në gjithë vendin ka më shumë se 100000 të prekur aktive.

Top Channel