Arkimed Lusha, i njohur ndryshe si Stresi, ishte i ftuar pasditen e kësaj të hëne në studion e emisionit “Ftesë në 5”.

Reperi foli mbi projektet e reja muzikore dhe tha se ka punuar për 10 të tilla. Ndryshe nga shumë kolegë të tij, që janë futur në një krizë financiare këtë periudhë pandemie, Stresi tha se nuk është lëkundur në financa. Kjo vjen sipas tij  falë shoqërisë që ka, por edhe punës që bën.

Stresi: Ne nuk duhet të ndalojmë asnjëherë, duhet të prodhojmë, nuk e dimë se sa zgjat kjo punë. Ne me ato llogaritjet tona e kemi realizuar. Vetëm Stresi e din se çfarë është stresi . Kemi pasur një lodhje sepse kemi punuar me 10 videoklipe të reja.

Bieta Sulo: A ke pasur probleme me lekët?

Stresi: Ç’do kush në kohë pandemie është krizë kudo, vetëm njerëzit e pasur po pasurohen këto kohë. Unë jam me popullin, edhe një ditë që do të bëhem një milioner s’bëhet fjalë shumë i madh, prapë atje jam, me popullin. Mua nuk më ndikon asnjëherë financa. Unë ia dola me njerëz financiarë. Ia nisëm nga zero dhe shoqëria më e ngushtë janë biznesmenët më të mëdhenj të Shqipërisë, ia dalim. Gjithmonë do t’i kem krahët e ngrohtë sepse punova për këtë ditë, kam mbështetje nga të gjitha anët.

 

Top Channel