Fotot/ I shpëtoi tërmetit dhe doli e gjallë pas 65 orëve nën gërmadha/ Dalin pamjet e Elifit 3-vjeçare nga spitali

02/11/2020 18:21

Elif Perinçek është një nga të mbijetuarat e tërmetit të rënë në Izmir. Vajza e vogël, vetëm 3 vjeç u nxor e gjallë nga rrënojat e një godine që u shemb nga tërmeti, pas 65 orësh.

Fotoja e saj u bë virale në rrjet pasi u pa teksa shtrëngonte me dorë gishtin e një punonjësi të emergjencave civile që e shpëtuan nga gërmadhat.

Së fundmi Ministri i Shëndetësisë në Turqi ka dhënë informacione të reja rreth gjendjes shëndetësore së vajzës trevjeçare Elif Perinçek.

Ministri Koca u shpreh: “Ajo është e vetëdijshme dhe nuk ka dëmtime serioze të muskujve apo fraktura. Është duke u trajtuar në kujdesin intensiv pasi ka ndenjur pa lëvizur për një kohë të gjatë nën gërmadha. Edhe dy motrat e saj më të mëdha janë në gjendje të mirë.”

Nëna e Elifit, Seher Dereli Perinçek, dhe motrat e saj binjake, 10-vjeçaret Elzem and Ezel, ishin po ashtu mes të shpëtuarve pas tërmetit. Ndërsa, vëllai i saj i madh, 7-vjeçari Umut, nuk arriti t’ia dalë mbanë.

FOTO GALERI
15/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA