Beyonce

Këngëtarja e njohur, Beyonce ka pozuar për revistën britanike të “Vogue”, duke u shfaqur shumë rrëzëllitëse.

39-vjeçarja ka zgjedhur të promovojë ngjyrën e kuqe, ndërsa ka nxjerrë në pah format e saj trupore.

Ajo gjithashtu dha edhe një deklaratë në lidhje me fëmijët e saj, krahas fotove.

“Unë i lë fëmijët që të kuptojnë se nuk janë të rinj për të kontribuar për botën. Asnjëherë nuk i nënçmoj mendimet e tyre dhe shikoj me ta se si ato mund të kenë ndikim”, është shprehur ajo.

E veshur me një fustan të kuq dhe tejet elegant, Beyonce është parë të merrte poza të ndryshme para kamerës. Në pjesën e shpinës, veshja përmbante edhe disa zinxhirë prej argjendi, të përshtatur me disa gurë shkëlqyes.

FOTO GALERI
10/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA