Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka deklaruar se Atalanta është për momentin sfida më e madhe e Liverpoolit ne Ligën e Kampionëve.

“Të kuqtë” po përgatiten për ballafaqimin me një ekip shumë të organizuar të cilin Jurgen Klopp e ka krahasuar me Leeds Unitedin në Premierligë.

“Top lojtarë dhe top ofrime. Shumë lojtarë të mirë dhe mirë të organizuar dhe luajnë me një sistem me 100% besim.”, tha Klopp në konferencën për media.

“Kjo është sfida më e madhe për ne në Ligën e Kampionëve tani për tani. Është shumë e vështirë të luash kundër Atalantas. Janë shumë të ngjashëm me Leeds United. Do të jetë një ndeshje e komplikuar.”, deklaroi Klopp.

Top Channel