Numri i të diagnostikuarve me koronavirus deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.636.781, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 28.235.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 18.665 raste të reja me virusin, që është shifra më e lartë ditore në vend deri më tani, dhe 245 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 1.225.673, me 10.259 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 5.261 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 429.409, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 6.820, me 52 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 61 milionë teste, përfshirë 587 mijë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.

Më 28 tetor, Rusia shtrëngoi masat parandaluese kundër virusit, sipas të cilave, qytetarët detyrohen të mbajnë maska ​​në vende publike, automjete të transportit publik, taksi, parkingje dhe ashensorë.

Po ashtu, në të gjitha qytetet, përveç Moskës, lokalet e zbavitjes, restorantet, baret dhe kafenetë ndalohen të punojnë nga ora 23:00 deri në ora 6:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA