Numri i të infektuarve me koronavirus në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 1 milion e 795 mijë.

Gjithsej 1.795.509 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.

Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 42.022.

Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 19.276 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.266 dhe Maroku me 3.695.

Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.

Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 725.452 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 219.084 raste dhe Egjipti me 107.555.

Deri më tani, 1.462.962 persona të infektuar janë shëruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA