“Mami nuk dua të vdes”/ Thirrjet dëshpëruese të vogëlushes gjatë tërmetit në Turqi… (VIDEO)

01/11/2020 19:02

Turqia dhe Greqia u tronditën të premten e 30 tetorit nga një tërmet tepër i fuqishëm.

Lëkundjet e tmerrshme, shkaktojnë frikë e panik tek shumë njerëz, ku më të ndjeshëm janë padyshim fëmijët. Në një video të bërë virale në rrjet, shfaqet një vogëlushe e cila dëgjohet duke thënë: “Mami nuk dua të vdes”.

Vogëlushja shihet duke qarë e bërtitur në mënyrë dëshpëruese, ndërsa e ëma e cila po përpiqej ta qetësonte, filmon të gjithë momentin. Deri më tani 64 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit tragjik, ndërsa më shumë se 900 të tjerë janë lënduar.

 

Top Channel