“Maskat”, është një nga rubrikat e shumta të emisionit “E Diell”, drejtuar nga moderatorja Megi Pojani

Personazhe të njohur, që nuk janë profesionistë në muzikë, do të sfidojnë veten para një jurie të përzgjedhur.

Juria e përbërë nga tekst shkruesi Olti Curri, këngëtaret Eranda Libohova dhe Zajmina Vajsari, e kishin jo të lehtë për të zbuluar personazhin që fshihet pas maskës.

 

Juria mbeti e surprizuar nga performancat e gazetares Zhaklin Lakatari dhe ish-banorit të “Big Brother” Valer Kolnikaj, por më së shumti ata i emocionoi performanca e Genard Hajdinit, i cili është tepër viral në rrjete sociale. I fshehur me maskën e Donald Trump, Genardin e tradhtoi zëri, i cili u njoh menjëherë nga juria. E gjithë performance përfundoi me  falenderime nga të dyja palët, ku kuptohet nuk u la pa u përmend e motra e Genardit, Sonida.

 

Top Channel