Rina ishte një ndër të ftuarat e mbrëmjes së sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

Pak para performancës së saj në emision Rina u mor në intervistë nga këngëtarja Fifi ku u pyet për dashurinë e saj me reperin shqiptar të famshëm në Greqi, Sin Boy.

Rina zbuloi arsyen se pse është dashuruar me reperin dhe ajo na tregoi se ai është shumë ndryshe nga të tjerët dhe është shumë ndryshe nga si e shohin njerëzit në televizione.

Madje teksa Fifi e pyet nëse ka patur flutura në stomak nga dashuria për Sin Boy, Rina në këtë moment i ka treguar edhe tatuazhet e fluturave që ajo ka bërë për këtë ndjenjë.

Top Channel