“Shiko Kush LUAN”/ Maya zbulon kur ka bërë sherr për herë të fundit me bashkëshortin: “Arsye femrash o vëlla…”

31/10/2020 23:40

Në puntatën e gjashtë të “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollca një nga të ftuarat ishte këngëtarja e mirënjohur për publikun Maya.

Një nga sfidat që morën pjesë të gjithë ishte loja në pjesën e fundit të kësaj puntate, e cila nuk kishte se si të mungonte këtë javë ishte “Ndaje ose zhyt duart në…”.

Pyetja ndaj Maya-s kishte të bënte me faktin se përpos faktit që Maya është një këngëtare shumë e mirë, ajo është edhe një mama dhe bashkëshorte shumë e përkushtuar,por ç’ka donim të dinim ishte se kur ka ndodhur zënka apo sherri i fundit me bashkëshortin e saj.

Maya me sportivitetin që e karakterizon si personazh u shpreh se zënka e fundit ka ndodhur përpara 24 orëve. E kur u pyet se cila ishte arsyeja,kjo e fundit duke qeshur u përgjigj: “Po punë femrash o vlla..”

Top Channel