Shiko Kush LUAN/ Gena zbulon bashkëpunim më të mirë dhe atë më të keq: “Me Nora Istrefin dhe …”

31/10/2020 23:40

Gena ishte një nga të ftuarit në puntatën e gjashtë të “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

Në lojën e fundit, në pjesën e pestë të emisionit u zhvillua loja “Ndaje ose duart në…” në të cilën morën pjesë të gjithë të ftuarit e mbrëmjes së Halloween.

Kërkesa ndaj këngëtarit ishte tregimi i bashkëpunimit më të mirë që ai ka patur gjatë gjithë karrierës së tij e gjithashtu bashkëpunimi më i keq i tij.

Përsa i përket bashkëpunimit më të mirë të këngëtarit, ky i fundit u përgjigj se më i miri ka qenë bashkëpunimi me këngëtaren Nora Istrefi e kur erdhi momenti për të treguar bashkëpunimin e tij më të keq Gena nuk pranoi të përgjigjej, por futi duart në kutinë misterioze të përgatitur në puntatën dedikuar Halloween.

Top Channel