Në kërkim të jetëve nën rrënoja, shkon në 35 numri i viktimave të tërmetit në Izmir

31/10/2020 17:28
Rrënojat e ndërtesave në Izmir

Numri i viktimave të tërmetit në Izmir të Turqisë ka shkuar në 35.

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë Fahrettin Koca, i cili  ndodhet për momentin në zonën e tërmetit në Izmir dha njoftimin.

Ministri Koca deklaroi se 8 persona, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë,  ndodhen në kujdes intensiv dhe në total 243 persona po trajtohen në spitale. Deri tani janë regjistruar 885 të lënduar dhe operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende.

Puna ka vazhduar përgjatë gjithë natës në Izmir në kërkim të të mbijetuarve. Rreth 100 të mbijetuar janë nxjerrë gjallë nga rrënojat deri më tani. Paraditen e të shtunës, nga rrënojat u nxor gjallë një nënë me tre fëmijët e saj. Autoritetet në Izmir kanë ngritur tenda për të strehuar rreth 2 mijë persona gjatë natës në mesin e frikës së më shumë ndërtesa do të mund të shemben.

Në ishullin grek të Samosit, me rreth 45 mijë banorë, dy adoleshentë humbën jetën pasi një mur u shemb mbi ta ndërsa tetë persona janë plagosur. Një mini tsunami përmbyti portin e Samosin dhe një numër ndërtesash u dëmtuan. Zyrtarët grekë e vendosën magnitudën e dridhjes në 6.7.

Tërmeti qe u ndje edhe në Athinë dhe Ankara, ka ndezur ndërkohë atë që po quhet diplomacia e tërmetit, me liderët e të dy vendeve që kanë shkëmbyer mesazhe ngushëllimi dhe solidariteti.

FOTO GALERI
13/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA