Gara me kuaj në Darëzezë/ 30 kalorës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi marrin pjesë 

31/10/2020 20:03
Gara me kuaj në Darëzezë

30 kalorës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi morën pjesë në garën me kuaj që u zhvillua ditën e shtunë në bregdetin e Darëzezës.

Kuaj të racave të ndryshme, kryesisht  Arabe dhe Angleze, zhvilluan garën e rezistencës dhe atë të shpejtësisë. Organizatorët e këtij eventi thonë se bregdeti i Darëzezës është shumë i përshtatshëm për sportin e hipizmit

Kalorësit pjesmarrës në garë por edhe pronarët e kuajve, janë të befasuar nga pjesëmarrja në garë ndërkohë që kërkojnë mbështetje më të madhe nga shteti për sportin e hipizmit.

Të ndarë në dy grupe, 30 kalorës zhvilluan garën e rezistencës 10 km të gjatë, ndërsa 10 kalorës të tjerë morën pjesë garën e shpejtësisë 1.5 km. Vendin e parë në garën e rezistencës e fitoi kali me pronar nga Fieri ndërsa në garën e shpejtësisë vendin e parë e fitoi kali me pronar nga Kosova.

Ky aktivitet kishte mbështetjen e forcave të rendit si dhe të bashkisë së Fierit. Kryebashkiaku Armando Subashi thotë se shumë shpejt hipizmi në Darëzezë do të shndërrohet në traditë, duke e zhvilluar edhe më tej turizmin e kësaj.

Garat me kuaj në bregdetin e Darëzezës u ndoqën me kureshtje të madhe nga qindra adhurues dhe dashamirës të sportit të hipizmit, të cilët kishin ardhur enkas për këtë aktivitet të veçantë.

Top Channel