Mbrëmjen e sotme do të mund të shijoni një spektakël qiellor.

Po ndodh fenomeni i njohur si “Hëna Blu”, ku hëna shfaqet e plotë për herë të dytë brenda muajit.

Kjo do të jetë hera e parë që nga viti 1974 që ka një Halloween me Hënë të plotë.  Dhe është Hëna e dytë e plotë e tetorit, e njohur edhe si Hëna blu, edhe pse nuk do të shfaqet blu në qiellin e natës.

Hëna e plotë e Halloween-it me shumë gjasa ndodh vetëm pak herë në shekull dhe nuk do të përsëritet më në rajonin tonë deri në 2039-ën. Kjo do të jetë edhe hera e parë që një Hënë e plotë Halloween-i do të jetë e dukshme në të gjithë botën që nga 1944-a.

Ndaj ekspertët këshillojnë që të mos humbet spektakli i Hënës mbrëmjen e sotme pasi do të jetë i fundit për të paktën 19 vitet e ardhshme.

FOTO GALERI
2/18

Top Channel