Vendosi të presë flokët për t’i dhuruar flokët për personat e prekur nga kanceri/ Përlotet Ana: Në fëmijëri…

30/10/2020 18:49
Ana

Ana nuk është vetëm ajo vajza moskokëçarëse, gjatë këtyre puntatave në ‘Për’Puthen’ ajo na ka prezantuar me një karakter të butë e të ndjeshëm, sa herë që flitet për tema e histori të kësaj natyre.

Këtë të premte, ‘Për’Puthen’ ia dedikoi hapësirën e saj televizive tetorit rozë, ose e njohur ndryshe si muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit.

Bukuroshja brune ka vendosur të presë flokët e saj të gjatë, për t’i dhuruar për gratë e prekura nga kanceri. Ajo tha se ka shumë vite që nuk i ka prerë flokët, ndërsa rrëfeu se në fëmijëri flokët i ka pasur fare të shkurtra.

“Unë jam rritur tullac, më konsideronin çun, dhe fëmijëria ime ka qenë me flokë të shkurtra. Nga mosha 14 vjeç i kam pasur të shkurtra, nisa t’i rritesha dhe mos i prisja kurrë. Është një vlerë e madhe emocionale. Ndihem më e lumtur se sa do të ndihesha për veten time. Uroj shumë që ajo të bëhet e lumtur”, tha Ana mes lotësh.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel