Tërmeti në Izmir/ Dyfishohet numri i viktimave në Turqi, mbi 400 të plagosur

30/10/2020 18:42

Sipas një njoftimi në uebfaqen e Departamentit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave  Emergjente (AFAD), një tërmet me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në detin Egje, 17 km larg brigjeve të qytezës Seferihisar të Izmirit, në orën 14:51 me kohën lokale

Bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ishte 16,54 km në thellësi të detit. Të dhënat aktuale nga AFAD-i flasin për 12 të vdekur dhe 419 të plagosur.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u uroi  “qoftë e shkuar” të gjithë të prekurve nga tërmeti në Izmir.

“Ne jemi pranë qytetarëve të prekur nga tërmeti me të gjitha mundësitë e shtetit tonë. Jemi hedhur në veprim urgjentisht me të tëra institucionet dhe ministrin përkatës”, theksoi ai.

Murat Kurum, ministër i Mjedisit dhe Urbanistikës, ishte zyrtari i parë që konfirmoi shembjen e disa objekteve.

“Fatkeqësisht, u informuam për shembjen e 5 ndërtesave në Bornova dhe Bayrakli. Gjithashtu kemi qytetarë nën rrënoja. Një qendër për koordinimin e fatkeqësisë u ngrit menjëherë në Prefekturë. Të gjitha ministritë dhe AFAD-i janë orientuar drejt Izmirit dhe nënprefekturave të tij. Të gjitha skuadrat tona janë në gatishmëri për t’u shkuar në ndihmë qytetarëve sa më parë të jetë e mundur”, u shpreh ai.

FOTO GALERI
11/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA