Kanye West ka surprizuar bashkëshorten e tij Kim Kardashian me një hologram të babait të saj të vdekur, për ditëlindjen e 40-të.

Ylli i rrjeteve sociale dhe e ‘reality-show’ postoi në faqen e saj regjistrimin e hologramit të Robert Kardashian, i cili ka vdekur në 2003.

Ajo vlerësonte shumë gjestin e bashkëshortit, ndërsa disa komentues të faqes së saj e konsideronin ‘diçka të frikshme’.

“Për ditëlindjen time, Kanye më bëri këtë dhuratë shumë të menduar,” shkruante Kim në koment.
Video tregon Robert Kardashian që i thotë vajzës së tij se “e vëzhgon çdo ditë”, ndërsa bën disa shaka dhe lëvizjevallëzimi.

Ai shton gjithashtu se Kim është martuar me burrin “më të mirë në të gjithë botën “.

Kim e përshkruante hologramin si diçka shumë e gjallë dhe si një “surprizë e veçantë nga qielli”.

Avokati Robert Kardashian njihej për mbrojtjen që i bëri OJ Simpson në gjyqin famëkeq të vrasjes në vitet 1990-të. Ai madje është pasqyryar dhe në film nga aktori i serialit Friends, David Schwimmer në 2016.

Në hologram, ai shihet që thotë: “Gëzuar ditëlindjen Kimberly. Shiko, shiko, tani je bërë 40 vjeçe dhe je rritur.

“Ti ishte e bukur që kur ishe e vogël. Unë ju shikoj ty, fëmijët dhe motrat e vëllezërit e tu çdo ditë.
Disa përdorues të mediave sociale talleshin me hologramin pas postimit të Kim.

“Shikoj që Kim e ka ngritur një shkallë më lart ‘reality-show’,” shkruante me shaka komediani David Baddiel..

Gazetarja Caitlin Moran thoshte: “Duket që Kanye ka shkruar skenarin e holograti të babait të vdekur te Kim.'”

Edhe aktorja e komedisë Jenny Jaffe ishte e zhgënjyer: “Do të merrja një hologram të Robert Kardashian për pushimet me familjen, por tanimë nuk do të jetë surprizë”.

FOTO GALERI
3/3
Ne Seul ka teatro ku yjet e muzikes luajne ne forme hologrami

Top Channel