Pamjet/ Shpresë për të mbijetuar, vijojnë kërkimet nën gërmadha në Izmir! Të paktën 12 jetë të humbura dhe 419 të plagosur

30/10/2020 19:02

ANKARA – Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 419 të tjerë u plagosën si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që ka goditur ujërat e Seferihisar të qytetit Izmir të Turqisë, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), transmeton Anadolu Agency (AA).

AFAD njoftoi se tërmeti ndodhi në ora 14:51 sipas kohës lokale në një thellësi prej 16,54 kilometrash.

Nga agjencia gjithashtu njoftuan se pas tërmetit u regjistruan të paktën 84 tronditje më të vogla pasuese, 16 prej të cilave ishtin mbi 4,0 ballë.

Aktivitetet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë rreth 17 ndërtesave të shkatërruara dhe të dëmtuara në qytetin që ka rreth 4,37 milionë banorë dhe që është qyteti i tretë më i madh i Turqisë për nga popullsia.

Nga AFAD thonë se mbi 50 automjete dhe rreth 200 punonjës u dërguan në vendin e ngjarjes.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke gjithashtu dërgoi 48 punonjës, 16 automjete dhe një kuzhinë të lëvizshme e cila ka kapacitetin për të shërbyer mbi 25 mijë persona.

AFAD gjithashtu bëri të ditur se 960 çadra, 4.500 batanije dhe 3.672 shtretër u dërguan në rajon.

Gjithashtu u bë e ditur se ndihma emergjente prej 5 milionë lirash turke (rreth 600.000 dollarë) u dërguan në rajon nga Ministria e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale.

Guvernatori i Izmirit, Yavuz Selim Köşger, njoftoi se deri më tani 70 persona janë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit.

Më vonë, AFAD njoftoi se një tërmet tjetër 5,1 ballë goditi Detin Egje, 20 kilometra larg rrethit Kuşadası të provincës turke Aydin.

FOTO GALERI
22/30

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA