Emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi një aferë korruptive ne nivelet me te larta te qeverise ne Kosove.

Ministri i ekonomisë blerim Kuçi është fitues i tenderit për ndërtimin e një spitali në Prizren. Kompania Hidroterm, me 100% kapital të Ministrit të Ekonomisë e  ka fituar këtë tender me vlerë rreth 5 milion euro për ndërtimin e spitalit ‘Nëna dhe fëmija’.  Procedura e tenderit ka zgjatur rreth 1 vit, pasi ka patur shumë ankesa nga operatorët pjesëmarrës.  Pas shpalljes së fituesit kanë vijuar ankesat dhe lidhja e kontratës është bërë në muajin Tetor. Blerim Kuçi ka marrë detyrën e Ministrit qysh prej qershorit.

Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar ankesat e operatorëve të tjerë dhe si përfundim është lënë fitues firma Hidroterm.  Në një deklaratë për mediat Ministri ka sqaruar pozicionin e tij ku thotë se tenderin nuk e ka fituar as kur ka qenë deputet dhe as Ministër. por Fiks Fare i interesua edhe pranë  Organit të Shqyrtimit të Prokurimeve. Njëri prej specialistëve fillimisht u tregua i gatshëm të ndihmonte gazetarët për një takim me kryetarin e zyrën Blerim Dina. Por sapo ky i fundit nëpërmjet specialistit mori vesh objektin e intervistës nuk pranoi të japë një intervistë por na ktheu një përgjigje me shkrim brenda ditës. Në përgjigjen e tyre më shkrim ata thonë qe për këtë tender ka patur shumë ankesa por asnjëherë për konflikt të interesit.

Ligji për Konfliktin e Interesit në Kosovë  thotë se Zyrtari mund t’i zotërojë në mënyrë pasive aksionet, por nuk mund të ushtrojë vetë asnjë veprim tjetër mbi këtë pronë. Drejtimi i ndërmarrjes do të bëhet nga një personi i besuar. Personi i besuar i cili aktualisht administron 100 % të kapitaleve të kompanisë Hidroterm është Blertë Kuçi, vajza e Ministrit Blerim Kuçi. Fakti që vajza është Drejtore e kompanisë, bie sërish në kundërshtim me ligjin për Konfliktin e Interesit në pikën 1.7 thuhet qartë se “Personi i besuar nuk  mund të jetë bashkëshorti, fëmijët, një zyrtar apo person tjetër me lidhje varësie qoftë edhe të tërthortë. Megjithatë, nëse ka apo jo konflikt interesi, në fund të hetimit do të jetë Agjencia Kundër Korrupsionit e cila mund ta çoj këtë çështje pranë organeve hetuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA