Modelja e njohur, Kristina Baki, ka zbuluar se është në një lidhje dashurie. Por për disa kohë, bukuroshja ka vendosur që identitetin dhe portretin e të dashurit ta mbajë të fshehtë.
Së fundmi, Kristina ka qenë pjesë e emisionit “Shiko Kush Luan”, ku nuk pati asnjë problem që të fliste për djalin që i ka rrëmbyer zemrën.
Ndërkohë në rubrikën “AfterParty”, Baki është shprehur se do e zbulojë më vonë të dashurin e saj. Ndërsa tregoi edhe disa detaje intime nga marrëdhënia e tyre.
Brunia seksi ka thënë se asaj i pëlqen të shtrihet në krevat me pizhame, por partnerit të saj nuk i pëlqen kjo gjë dhe dëshiron që ajo të flejë nudo.
Modelja ka shtuar se do zgjidhte më shumë martesën me të dashurin e saj sesa bashkëjetesën, ndërsa rrëfeu se në dush lahet vetëm dhe jo me partnerit pasi ndihet më rehat.
Top Channel