Fjorela

Ftohtësia në sjelle e treguar nga Fjorela gjatë këtyre javëve, e paska pasur një shpjegim.

21-vjeçarja tregoi sot në studio se është njohur me një djalë tjetër jashtë, e ka nisur të ketë pëlqime për të.

Kjo sipas saj, është dhe arsyeja se përse ajo ka qenë disi më e stepur në sjelljen me djemtë konkurrentë. Ajo vendosi që të largohet nga emisioni, duke e vijuar njohjen me djalin jashtë programit.

“Unë e kam shprehur edhe më përpara që kam qenë konfuze në vendimet e mia, meqenëse jam e përfolur për sjelljen e ftohtë ndaj djemve në studio. Jeta jonë nuk është vetëm brenda kornizave në studio. Në atë jetën e përditshme jashtë, ka qenë një njohje me një tjetër djalë. Besoj që kjo ka qenë arsyeja që nuk vendosa për djemtë e rinj. Kam një njohje jashtë, por doja ta shprehja në studio, sepse nuk më duket e vlefshme qëndrimi këtu. Dy takime me atë djalin janë bërë. Jemi njohur rastësisht, ngacmime të vogla me djalin jashtë, kështu nisi. Puntatat e fundit, kur kanë ardhur djemtë e rinj. Në momentin që kam interes për atë djalë, që është jashtë studios. Jam njohur në një tavolinë shoqërore. Pëlqimi i tij ka qenë i theksuar dhe nuk e ka pasur problem që kam qenë në studio. Ajo është gjë normale, ai më dëshiron vetëm për vete, nuk dal në kafe me djemtë e tjetër për njohje”, tha Fjorela.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA