Trump app Biden?! Ngjela shmang përgjigjen se për kë do votonte. Ja çfarë u intereson shqiptareve

29/10/2020 16:42

Më datë 3 nëntor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të mbahen zgjedhjet presidenciale.

Presidenti aktual Donald Trump, do të ketë rival politik Joe Biden. Kjo temë u diskutua në studion e emisionit “Top Talk”, ku i ftuar ishte avokati i njohur Spartak Ngjela. Avokati u shpreh se nuk ka rëndësi se kush i fiton zgjedhjet, por rëndësi sipas tij ka fakti se kush do të mbështesë më shumë Shqipërinë. Dhe sipas avokatit, Shqipëria do të mbështetet nga kushdo që zgjidhet president, pasi marrëdhënia mes dy shteteve është vendosur prej rreth 1 shekulli.

Denis Dyrnjaja: Do të flasim për një tjetër president, shumë larg nesh, për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas pak ditësh, më tre nëntor, atje do të jenë zgjedhjet presidenciale. Për kë do të votone Spartak Ngjela të martën që vjen, për Joe Biden apo Donald Trump.

Spartak Ngjela: Spartak Ngjela nuk voton sepse respekton vullnetin e popullit amerikan. Unë nuk jam nënshtetas amerikan, po të isha do të ishte sekreti i votës që nuk më lejon. Kështu është non sens. Unë nuk kam ndonjë preferencë. Ju kam thënë në të vetmet raste që kam qenë tifoz, kam qenë për Regan-in dhe për Nikson-in. Por kam qenë në funksion të shpëtimit nga gjendja në Shqipëri. Tani nuk shikoj ndonjë pozitë të madh të gjendjes në Shqipëri, ajo është problem amerikan. Secili nga ata, unë respektoj frymën e popullit amerikan. Unë jam me qytetërimin amerikan, ju e dini, nuk jam tifoz. Po të jetoja në kohën e Romës, do të isha me Romën. Por derisa tani jetojmë në kohën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jam me Nju Jorkun.

Denis Dyrnjaja: Vota nuk tregohet edhe kur bëhet fjalë për zgjedhjen e presidentit amerikan, çfarë i dallon këto dy rivalë?

Spartak Ngjela: I ndan program, i majtë dhe i djathtë. Njëherë fiton e majta dhe njëherë e djathta. Mosi merri seriozisht ato që thonë për njëri-tjetrit, sepse ato janë politikë. Problemi qëndron se më i kuotuar është Biden, por ata kanë një specifikë të veçantë në zgjedhje. Nuk është vota popullore, por numri i votës elektorale, i kolegjeve elektorale, kush do të fitojë më shumë kolegje. Nuk kam prioritet. Kush është më afër interesit të Shqipërisë? Unë jam me atë që është më afër interesit të Shqipërisë. Mesa shoh unë nuk ka diferenca të mëdha. Interesi amerikan për Shqipërinë nuk varet nga presidenti, është histori shekullore, 1920-2020. Ja dolën dokumentet që nuk diheshin. Ata të kanë mbrojtur edhe me shkëputjen nga Rusia, edhe me Kosovën, me autonomi të gjerë, Nikson-i e hapi. Nuk ndryshon interesi amerikan me ndërrimin e një presidenti, kurrë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA