Ceremonia tradicionale e përvitshme martesave të shumëfishta të ushtarakëve të Taivanit, do të zhvillohet nesër, ku pritet të ketë edhe çifte të të njëjtit seks, pas legalizimit nga qeveria 18 muaj më parë.

Dy ushtarake femra dhe partneret e tyre civile – Chen Ying-xuan e Lee Ying-ying, dhe Wang Yi e Meng Youmei – do të martohen, lajmëron britanikja Guardian.

Taivani thotë se është kthyer në një nga komunitetet më progresive në Azi pas tranzicionit nga regjimi autoritar në fund të viteve 1980, duke u bërë vendi i parë në rajon që legalizon martesat e homoskesualëve në maj 2019.

Ushtria njoftoi në një deklaratë për eventin dhe postoi disa foto të çifteve që do të martohen, duke u kërkuar njerëzve të votonin më të preferuarat.

Tre çifte të të njëjtit seks pritej të merrnin pjesë dhe në ceremoninë e vitit të shkuar por më pas ishin tërhequr.

Megjithse ligji i ri është vlerësuar nga komuniteti, aktivistët thonë se ka ende mangësi pasi nuk lejon martesat me shtetas të huaj në vendin e të cilëve nuk lejohen lidhjet e të njëjtit seks.

Pas ceremonisë së nesërme në kryeqytetin Taipei do të mbahet dhe parada vjetore e krenarisë LGBTQI.

FOTO GALERI
2/6
Wang Yi e Meng Youmei

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA